Telegrafi

Pamje e shëmtuar, mbeturina të shumta pranë QKMF-së në Veternik

Mbeturinat e shumta vazhdojnë të jenë ende problem për qytetarët e Prishtinës.

Një pamje e shëmtuar nga mbeturinat e shumta është krijuar pranë QKMF-së në Veternik.

Në fotografitë që lexuesit i kanë dërguar Telegrafit, shihet se kontejneri i vetëm që ndodhet aty është i stërmbushur, sa që qytetarët kanë filluar të hedhin mbeturinat edhe përreth tij.

Lexuesit të cilët kanë dërguar edhe fotografitë kanë thënë se kompania “Pastrimi” për më shumë se 10 ditë nuk kanë shkuar në atë zonë për të mbledhur mbeturinat. /Telegrafi/