Site icon Telegrafi

Pamje e re për vjeshtën e vonë

Kjo modë sivjet haset në të gjitha modelet, kështu që secili mund të zgjedh diçka për veten. Pamja e tyre meksikane këtë vit ka fituar një veçori moderne dhe të guximshme. Në pistat e modës dominojnë tuidi dhe kashmiri. Stil glamuroz ofron edhe gërshetimi i bukur i stolisur me lëkurë të përpunuar.

Kombinohet lehtë
Ponço kombinohet më së miri me xhinset dhe me taka të larta. Këtë sezon xhinset janë pak më të shkurtra sesa zakonisht, kështu që arrihet një pamje e mrekullueshme. Gjëra më e mirë te pelerinat është se nuk duhet plotësisht ta rinovoni gardërobën e viteve të kaluara. Vetëm një pjesë e këtillë do ta freskojë pamjen e jashtme. Edhe palltot me shumë xhepa janë moderne, por nëse doni më shumë glamur, pelerinat ngelet zgjedhja më e mirë për ju.


Rilindës të trendit
Trendin e ofroi dizajneri Alehander Vang (Alehander Wang) në koleksionin vjeshtë/dimër 2010/2011. Ponçoja e “Misonit” (Missoni) është në dezenë të dalluar laramane, unikate dhe atraktivë. Këtë vit janë modern të gjitha nuancat ngjyrë hiri, si dhe disa nuancat e ngjyrës së kaltër dhe të gjelbër. Pelerinën mund ta mbani edhe me rrip nëse i ndiqni këshillat vijuese të dizajneres En Demeulmajster (Ann Demeulemeester).

Exit mobile version