Telegrafi

Pamje e pahijshme para lokalit, roja vetëmbrohet dhe godet një vizitore (Video)

Në Liverpul të Anglisë, roja i një lokali është vetëmbrojtur dhe më pas e ka goditur një vizitore, e cila u bë e dhunshme dhe provoi ta godiste.

Nuk dihen motivet e ngjarjes së pahijshme, që ka ndodhur gjatë orëve të hershme të mëngjesit, por dyshohet se ka insistuar të hyjë brenda me çdo kusht, transmeton Telegrafi.

Filmimi i postuar në Twitter, ka ndarë komentuesit në dy grupe, me disa që e mbrojnë rojën, kurse të tjerët e ofendojnë sepse qëlloi një grua.

“Ka mundur ta largonte ndryshe dhe jo ta godiste sikur të ishin në ring”, është një koment lidhur me rastin.

Mirëpo, të tjerë e kanë mbrojtur punonjësin e lokalit, sepse ishte detyra e tij dhe nuk mund të bënte lëshime. /Telegrafi/