Dy kolona me autobusë kanë evakuuar mijëra civilë, nga pjesa ku po zhvillohen luftime të ashpra në qytetin e Aleppos, dhe që kontrollohet nga rebelët.
Ministria ruse e Mbrojtjes, ka njoftuar se evakuimi është bërë nën vëzhgimin e njësive speciale ruse, transmeton Telegrafi.
Evakuimi është pjesë e marrëveshjes për armëpushim, në mënyrë që rebelët të mund të tërhiqen nga enklava e fundit e këtij qyteti të përgjakshëm. /Telegrafi/
A bird's-eye view of the evacuation of (part of) East Aleppo's residents to the countryside, filmed by @AleppoAMC. Hat @Hadi_alkhatib. pic.twitter.com/bCKKltXB8V
— Christiaan Triebert (@trbrtc) December 15, 2016