Zjarrfikësit shpëtuan një burrë lakuriq nga flakët që përfshiu banesën e tij në Brooklyn.
Një zjarr i madh ka rënë në kuzhinën e një apartamenti në katin e fundit të një pallati katërkatësh rreth orës 06:30, transmeton Telegrafi.
Zëvendësdrejtori i zjarrfikësve, John Sarocco, tha se flakët e bllokuan të riun në apartament, i cili kishte hekura në dritare, duke e penguar atë të arratisej.
“Djaloshi bërtiste: Ndihmë, ndihmo, ndihmo! Nuk mundi të dilte”, tha gruaja që filmoi shpëtimin dramatik.
Saroko ka theksuar se i riu është shpëtuar në momentin e fundit.
Ai nuk kishte rrugëdalje nga ndërtesa. Zjarri i preu rrugën”, tha Saroko.
I riu shkoi në banesën ngjitur dhe zjarrfikësit kanë ulur litarin te dritarja për ta arritur.
Burri i zhveshur më pas i mbështolli krahët e tij rreth zjarrfikësit, dhe zbritën nga ndërtesë përmes litarit.
I riu është dërguar në spital me plagë të rënda, por jashtë rrezikut për jetën.
Zjarrfikësi që e shpëtoi, Patrick Gale, më vonë tha se ai thjesht po bënte punën e tij.
“Thjesht i thashë se ishim atje dhe po vinim ta merrnim. Vetëm mbahu për disa sekonda dhe unë do ta kap”, tha zjarrfikësi Gale.
Ai shtoi se viktima ishte “shumë mirënjohës” pasi u shpëtua.
“Djemtë janë të mahnitshëm. Nuk mund ta besoj. Këtu ka heronj seriozë”, mund të dëgjohej në video teksa disa zjarrfikës thyen xhamat pas shpëtimit të tmerrshëm. /Telegrafi/