Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë hedhur në erë një rrjet tuneli nën qytetin e Gazës dhe pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë shpërthimin dramatik.
Trupat e IDF-it mund të shihen duke vendosur eksplozivë brenda tuneleve, përpara se t’i detonojnë ato, transmeton Telegrafi.
Pamjet e publikuara në internet tregojnë momentin kur ushtria izraelite hodhi në erë këto tunele.
Ushtria izraelite ka pretenduar gjithashtu se kanë shkatërruar një strehë të fshehur që i përkiste liderit të Hamasit, Yahya Sinwar, strehë brenda këtyre tuneleve që u shkatërruan.
Sinwar është një ndër personat që është në cak nga IDF-i brenda Gazës dhe ushtarët izraelitë kanë qenë në kërkim të tuneleve dhe ndërtesave në vendlindjen e tij në Khan Younis dhe gjetkë në rajonin palestinez.
Sipas thashethemeve, ai është rregullisht në vende të ndryshme në të gjithë Gazën dhe pengjet izraelite të liruar pretendojnë se e kanë parë të fshehur në tunele me ta ndonjëherë. /Telegrafi/