Site icon Telegrafi

Pamjet dramatike tregojnë njerëzit duke kërcyer nga parvazi i ndërtesës së një universiteti në Pragë

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një universitet në qendër të Pragës, 14 persona mbetën të vrarë, përfshirë sulmuesin dhe më shumë se 30 u plagosën, disa janë në gjendje të rëndë.

Shumë pamje dramatike janë shpërndarë pas të sulmit të armatosur të një personi në kryeqytetin e Çekisë.

Lexo po ashtu Çfarë dimë deri më tani për vrasësin masiv nga Praga?

Në një video, njerëzit shihen duke kërcyer nga parvazet e ndërtesave, raporton bbc.

Krimi, i cili ndodhi në Universitetin Charles, nuk po trajtohet si një incident terrorist.

Lexo po ashtu Të shtënat me armë në Pragë të Çekisë - të gjitha zhvillimet e fundit, minutë pas minute

Raportohet se autori i armatosur ishte një 24-vjeçar nga një fshat i qytetit të Pragës ndërsa babai i të armatosurit u gjet i vdekur ditë më parë.

Ndryshe, autoritetet çeke sot kanë shpallur ditë zie në kujtim të viktimave. /Telegrafi/

 

Exit mobile version