Tërmeti prej 6,1 shkallë të Rihteri ka goditur në orët e hershme Zelandën e Re.
Videot e publikuara në rrjetet sociale, shfaqin momentet dramatike të dridhjes së tokës, transmeton Telegrafi.
Brenda objektit të Parlamentit të Zelandës së Re, kamerat kanë filmuar momentin kur deputetët ngriten në këmbë dhe pas disa momenteve largohen nga frika se mund të shembet salla ku po mbanin mbledhjen.
Dridhja është regjistruar rreth 63 kilometra në lindje të qytetit Plimut, në një thellësi prej 228 kilometra, kurse deri më tani nuk raportohet për viktima apo shifrën e dëmeve materiale. /Telegrafi/
https://twitter.com/kissysangel/status/1057094982094311426
excuse the mess but here's my Earthquake: The Experience™ vid pic.twitter.com/a2GmSka3mm
— nat ☁️ craving cozy weather ☁️ (@gnat_fly) October 30, 2018