Disa pamje të publikuara në internet thuhet se tregojnë një ngjarje dramatike të ndodhur në një barnatore.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje kur protagonistë, ndër tjerët, është një oficer policie jashtë detyrës.
Ai, siç edhe mund të shihet në pamje, qëllon me armë në drejtim të një burri, për të cilin thuhet se ishte një hajn.
Dhe derisa po qëllonte në drejtim të tij, burri në krahun e tij mbante fëmijën e tij.
Ai aty ishte futur së bashku me gruan e tij për të blerë disa ilaçe, kur në një moment thuhet se ishin futur dy hajna, të cilat kishin kërcënuar, duke tentuar të vidhnin barnatoren në Campo Limpo Paulista – Brazil. /Telegrafi/