Telegrafi

Pamje dramatike nga kopshti zoologjik në Teksas: Gorilla ndoqi rojtarët, mezi i shpëtuan kafshës

Dy roje janë gjendur në një situatë të tmerrshme pasi janë bllokuar në një kopsht zoologjik.

Në videon tashmë virale, e cila ka mbledhur më shumë se 14 milionë shikime, gorilla Elmo shihet duke vrapuar në mënyrë agresive drejt njërit prej rojeve.

Ngjarja dramatike ndodhi në një kopsht zoologjik në Teksas, përballë vizitorëve të tronditur.

Videoja tregon rojën duke vrapuar drejt një dere gjersa kërkonte ndihmë.

@ben306069 Shocking moment two keepers where left in an enclosure with Elmo a male silverback at the fort worth zoo #shocking #fortworthzoo #silverback #scary #zoo #zookeeper #gorilla #fyp #fortworth #elmothegorilla #exposed #coverup ♬ original sound – Ben306069

Gorilla që vrapon pas tij godet shportën e ushqimit dhe më pas ndalon dhe shikon rojën që qëndron para derës.

Videoja tregon gjithashtu një roje të dytë që nuk mundi të shpëtonte derisa Elmo ishte më larg nga vendi ku ndodhet dalja e kopshti.

Punëtori e vëzhgoi gorillën dhe ndoqi lëvizjet e tij derisa kafsha kishte shkuar aq larg sa të shpëtonte shëndoshë e mirë.

Në video, njerëzit mund të dëgjohen duke u lutur për rojet ndërsa përpiqen të dalin nga kopshti zoologjik.

Fatmirësisht ngjarja përfundoi mirë dhe asnjë nga rojet nuk u lëndua. /Telegrafi/