Telegrafi

Pamje dramatike, momenti kur orteku mbulon skiatorët në malet e Zvicrës

Video dramatike tregon momentin kur një ortek i madh mbuloi skiatorët në një shteg në një vendpushim zviceran të enjten, duke varrosur gjashtë persona dhe duke detyruar disa të tjerë të largohen nga shtegu, transmeton Telegrafi.

Videoja, e postuar nga faqja e lajmeve zvicerane “20 Minuten”, tregon një linjë skiatorësh përgjatë një shtegu kur një valë bore bie mbi ta.

Incidenti ndodhi rreth orës 10:50 të mëngjesit me kohën lokale, raportoi CNN të enjten.

Dy personat e plagosur, të cilët nuk ishin të paidentifikuar, ishin dërguar në Spitalin Kantonal Altdorf.

Katër të tjerët të bllokuar nën borë “ishin në gjendje të çliroheshin” vetë.

Policia tha menjëherë pas orës 6 pasdite me kohën lokale që nuk besohej se më ka njerëz të bllokuar në borë. /Telegrafi/