Një ngjarje e pazakontë është regjistruar ditën e sotme në Pogradec.
Policët kanë ndaluar një furgon të mbushur me klandestinë në mes të rrugës, por ata u kanë ikur nga duart zyrtarëve policorë.
Në pamjet e transmetuara nga mediat në Shqipëri, një prej policëve shihet sipër mjetit dhe ndërsa zbret poshtë klandestinët fillojnë të shkelmojnë derën e pasme të kombibusit derisa e hapin.
Edhe pse polici ka armë në dorë dhe ua drejton në një moment, ata nuk janë trembur, madje janë larguar me shpejtësi nëpër qytet.
Megjithatë arratisja e tyre nuk ka zgjatur shumë, pasi më vonë janë kapur nga policia.