Greta Koçi ka realizuar projektin e saj më të ri.
“I besova” titullohet kënga e re këngëtares nga Shqipëria, e cila tashmë është finalizuar edhe me videoklip dhe gati për publikim pritet të jetë nesër rreth orës 14:00.
Këngëtarja për Telegrafin zbuloi se kënga është ritmike me ritme ballkanase dhe është realizuar në GM Studio.
Teksti i këngës është shkruar nga reperi Gold Ag, me të cilin Greta pati dy bashkëpunime shumë të suksesshme, ndërsa për videoklipin u kujdes produksioni “Max Production”./Telegrafi/