Telegrafi

Pamje dhe detaje ekskluzive nga klipi i Etnon dhe Genta Ismajlit (Foto)

Grupi Etnon dhe Genta Ismajli kanë realizuar projektin e tyre të përbashkët.

“Shake it” mban titullin kënga që ka bashkuar artistët e njohur në një projekt që pritet të jetë hit, transmeton Telegrafi.

Kënga do të vijë e realizuar me videoklip, xhirimet e të cilit tashmë kanë përfunduar nga produksioni “Max Production”.

Genci për Telegrafin zbuloi se kënga, e cila është punuar në Black Fish Entertainmet është ritmike dhe pritet që brenda dy javëve të jetë gati për publikim.

Në vazhdim mund të shikoni disa fotografi ekskluzive nga xhirimet e videoklipit si dhe pamje të ndryshme me të cilat Genta do të paraqitet në video./Telegrafi/.