Një ndërtesë është shembull në qytetin turistik të Miamit të Floridas teksa ka humbur jetën një person dhe 51 njerëz konsiderohen të zhdukur.
Një video prej 13 sekondash nga Rosie Santana tregon një aparat fotografik me sensorin e lëvizjes i vendosur brenda sallës me dy dhoma gjumi të familjes së saj në katin e shtatë të ndërtesës, Njësia 711.
Santana i tha CNN-it, “Kjo është banesa jonë, apartamenti im i familjes. Unë në fakt u largova për në fundjavë dhe gjithmonë vendosi një kamerë kur largohem, kështu që ishin pamjet që mora. Regjistron vetëm kur zbulon lëvizjen kështu që … zbuloi lëvizjen, regjistroi atë pjesë dhe pastaj humbi lidhjen”.
Santana tha se banesa e tyre “ishte një nga ato që u shemb, si … është thjesht pluhur, nuk ka shpresë për të në thelb”.
Santana shtoi se “Në thelb është një shtëpi pushimi që ne e përdorim, por unë kam qenë atje për 3 javët e fundit dhe unë rastësisht u largova dje”. /Telegrafi/
https://twitter.com/_rosiesantana/status/1407970894924992512
A high-rise residential building in Surfside, Miami, collapsed early Thursday, prompting a major search-and-rescue effort. At least one person was killed, the authorities said, with many more fatalities feared.https://t.co/ErisV8hvww pic.twitter.com/UTCaAFaonO
— The New York Times (@nytimes) June 24, 2021