Site icon Telegrafi

Pamje brenda aeroplanit që dikur zotërohej nga Pablo Escobar

Një aeroplan i braktisur Boeing 727 dikur në pronësi të Pablo Escobar është shndërruar në Airbnb-në më të bukur në botë – dhe i bën mysafirët të ndihen si miliarderë.

Aeroplani privat ndodhet në një pronë industriale në Bristol – dhe vjen me një vaskë dhe sauna dhe mund të kushtojë deri në 1055 dollarë për natë.

Fillimisht i ndërtuar në vitin 1968 dhe shndërruar në një aeroplan privat në në vitin 1981, aeroplani ishte ende duke fluturuar deri në vitin 2012 – kur bëri udhëtimin e tij të fundit në aeroportin Filton.

Biznesmeni Johnny Palmer, 41 vjeç, siguroi pëlqimin nga Këshilli Bashkiak i Bristolit për projektin e tij.

Ai tani u ofron mysafirëve mundësinë për të jetuar si një miliarder, përcjell Telegrafi.

Johnny tha: “Ai u ndërtua në 1968 për Japan Airlines dhe në 1981 u shndërrua në një averoplan privat. Kishte një sërë pronarësh”.

“Përfundimisht nuk mundi më të fluturonte”, shtoi ai.

Ka pasur shumë thashetheme se cilët ishin pronarët e mëparshëm të aeroplanit – duke përfshirë një princ arab dhe mafia.

“Thuhet se Pablo Escobar e kishte zotëruar atë për një kohë”, tha Palmer.

Airbnb i pazakontë mburret me dy dhoma gjumi dyshe me tualete dhe dushe, si dhe ndenjëse që mund të shndërrohen në shtretër.

Ai vjen i kompletuar me ulëse lëkure dhe tualet të veshur me ar – si dhe kabinën origjinale të pajisur plotësisht.

Ndërsa aeroplani nuk ka krahë ose motorë, të gjitha funksionet e tjera janë të disponueshme duke përfshirë shkallët, ndriçimin, tualetin, kuzhinën, frigoriferin dhe shumë nga dritat e kabinës.

I gjithë projekti ishte një punë restaurimi që u deshën disa vite për t’u përfunduar.

“Gjërat që janë brenda janë pajisur në vitin 1981 – para se të lindja unë – dhe gjithçka që kemi bërë është rivendosur në mënyrën më të mirë që mundemi”, tha Palmer.

Johnny tani ka ditë kur banorët që jetojnë aty pranë mund të vijnë dhe të vizitojnë aeroplanin për një donacion për bamirësitë lokale.

Netët më të lira janë 250 £ dhe netët e pikut janë 850 £ nata. /Telegrafi/

Exit mobile version