Në rrjetet sociale të Rusisë, përdoruesit e tyre kanë shpërndarë video ku shihen dhjetëra zogj të ngordhur duke rënë nga qielli dhe mbuluar rrugët e qytetit Balakov, ku edhe gjendet centrali bërthamor.
Imazhet e para të këtij fenomeni të pashpjeguar janë shfaqur fillimisht në rrjetin social rus V Kontakt dhe në ueb-faqen “Tipik Balakovo”, kushtuar këtij qyteti që gjendet rreth njëmijë kilometra nga pjesa jugore të Moskës, dhe në afërsi të cilit gjendet centrali i madh bërthamor, transmeton Telegrafi.
Në komentet përbri fotografive, rusët kanë shkruar një sërë teorish konspirative që sipas tyre kanë mundur të shkaktojnë ngordhjen masive të zogjve.
Derisa një grup besonin në fenomenin natyror siç janë erërat e forta apo përplasjet me ndonjë fluturake, të tjerët kanë “fajësuar” ndotjen e ajrit, rrjetin 5G – edhe pse një rrjet i tillë ende nuk është në Rusi.
E komenti që ka marrë më së shumti pëlqime është ai që thotë se skenat rikujtojnë serialin e HBO – Chernobyl”, ku flet për incidentin bërthamor të viteve të 80-ta. /Telegrafi/