Site icon Telegrafi

Pamje “apokaliptike” nga Moska, rrufeja godet trafostacionin – krani bie mbi shtyllën e tensionit të lartë

Vala e të nxehtit që ka goditur Moskën, në mënyrë të befasishme është ndërprerë në orët e para të mëngjesit, pasi një mot i lig shkaktoi kataklizmin e vërtetë në kryeqytetin rus.

Gjatë vikendit temperaturat u ngritën në 36 gradë celsius, kurse sot ndryshoi gjithçka në Rusi. Në rrugën Pravda u shemb një kulm i shtëpisë, e kamerat e kanë filmuar këtë moment, transmeton Telegrafi.

Fillimisht qielli u errësua, më pas pasuan erërat e forta që merrnin gjithçka që u dilte përpara. Pamjet e këtyre momenteve u publikuan në rrjete sociale.

Por ajo çfarë e karakterizoi më së shumti këtë ngjarje ishte rrufeja që goditi trafostacionin në Shelkovo në lindje të Moskës – duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm.

Pamje tjera tregojnë momentin kur erërat e forta rrëzojnë kranin gjigant mbi një shtyllë të tensionit të lartë – hiq më mirë nuk kanë kaluar ndërtesat që kanë mbetur pa kulme dhe gjysma prej tyre kanë përfunduar në rrugë. /Telegrafi/

https://twitter.com/RT_russian/status/1409530704749281302?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1409530704749281302%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3718429%2Fapokalipsa-u-moskvi-grom-udario-u-trafostanicu-kran-pao-na-dalekovo-voda-tekla-u-potocima-a-rus-plivao-u-bari-video

Exit mobile version