Indonezia assesi ta rimarr veten pas tërmetit të fuqishëm prej 7,5 ballë të Rihterit dhe cunamit që shkaktoi valët e larta mbi gjashtë metra, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në afro 1,400 dhe dëmet materiale kapin vlerën e miliarda dollarëve.
Sikur kjo të mos mjaftonte, sot në Indonezi është “zgjuar” vullkani vdekjeprurës i cili ka ngritur në katërmijë metra lartësi hirin dhe retë e zeza, transmeton Telegrafi.
Por, fotografitë e filmuara nga ajri me dron shfaqin pamje apokaliptike pas tërmetit dhe cunamit që goditi Indonezinë. Ndërkaq, autoritet njoftojnë se numri i viktimave mund të jetë edhe më i madh.
Se për çfarë bëhet fjalë shikoni videon e publikuar më poshtë, ku çdo gjë që i kishte dalur përpara dallgëve të mëdha është shkatërruar duke u shndërruar në një vend fantazmë. /Telegrafi/