Site icon Telegrafi

Pamje amatore që tregojnë fuqinë e tërmetit që goditi Japoninë

Një tërmet i fortë me magnitudë prej 6.9 ballë goditi Japoninë jugperëndimore të hënën, duke shkaktuar paralajmërime publike për të qëndruar larg zonave bregdetare për shkak të një këshillimi për cunami, i cili më vonë u anulua.

Nuk pati raportime të menjëhershme për dëme. Banorëve në disa zona bregdetare u është thënë që të evakuohen si masë paraprake, transmeton Telegrafi.

Një burrë u lëndua lehtë në Kyushu pasi u rrëzua nga disa shkallë. Trenat ndaluan së lëvizuri në stacionin Miyazaki, duke bllokuar pasagjerët.

NHK tha se një cunami, i vlerësuar të jetë deri në një metër dallgë të larta, arriti në tokë brenda 30 minutave nga tërmeti.

Këshilla për cunami u lëshuan për prefekturën Miyazaki, ku ishte qendra e tërmetit, në ishullin jugperëndimor të Kyushu dhe prefekturën afër Kochi në ishullin Shikoku, menjëherë pas tërmetit që goditi në orën 21:19.

Ata u anuluan të gjithë pak para mesnatës. Njerëzit u paralajmëruan të qëndronin larg ujërave, përfshirë lumenjtë.

Zyrtari i agjencisë Shigeki Aoki u tha gazetarëve se njerëzit duhet të vëzhgojnë për rrëshqitje të dheut, si dhe objekte që bien në shtëpi.

Video të ndryshme amatore tregojnë fuqinë e vërtetë të tërmetit që goditi Japoninë. /Telegrafi/

Exit mobile version