Site icon Telegrafi

Pamja e mahnitshme e Lexus LC500 që është quajtur si ‘predhë’ (Foto)

Kompania me bazë në Londër, YasidDesign, ka qenë në mesin e shumë pjesëmarrësve, në dizajnimin e modelit LC500.

Kjo veturë e inspiruar nga GT3, ka trup shumë të gjerë, krahët e pjesës së pasme janë më të mëdha, ka një ndarje të veçantë në pjesën e përparme dhe është e ulët, duke i dhënë një pamje unike.

Për t’i dhënë prekjet fundit këtij Lexusi, ka intervenuar edhe Khyzyl Saleem duke e kthyer në një ‘predhë’.

Kjo makinë me performancë të lartë, është kthyer në një mjet luksoz, që ka shpejtësi të lartë.

Ky model që pritet të dalë në shitje më vonë gjatë këtij viti, pritet të jetë inspirim për shumë vetura që do të prodhohen në të ardhmen. /Telegrafi/

Exit mobile version