Telegrafi

Pamja e jashtme e BMW Gran Turismo, lë shumë për të dëshiruar (Video)

Prej se është lansuar në vitin 2010, të gjithë e kanë kritikuar këtë makinë shkaku i pamjes së shëmtuar të pjesës së saj.

Megjithatë, BMW ka vazhduar të prodhojë edhe më tutje, meqë shitjet ishin të kënaqshme, transmeton Telegrafi.

Pa marrë parasysh dukjen, shumë njerëz e pëlqejnë Gran Turismo sepse është komode, e qëndrueshme dhe e shpejtë.

Madje, me bagazhin gjigant ku mund të futen shumë gjëra, shoferët nuk e kanë brengë se pjesa e pasme e makinës duket shumë keq.

Pa ndryshuar shumë pamjen, në vitin 2017 do të del modeli 535i që do t’i trashëgojë shumë përparësi të modeleve të mëparshme.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni dukjen e kësaj makine, si dhe shumë statistika për të. /Telegrafi/