Pamja e fundit e përbindëshit të Loch Ness del të jetë një alpaka e arratisur e cila dëshironte të shkonte për not.
Kur figura me qafë të gjatë u pa afër ujërave famëkeqe, natyrisht se njerëzit supozuan se ajo ishte krijesa mitike e liqenit, por e kishin gabim.
Në rezultoi se një tufë e gjitarësh nga Amerika Jugore ishin arratisur nga një hapësirë në afërsi të liqenit dhe kishin vendosur që të shkojnë për not, dhe njëra nga ato me qafën e dalë nga uji, dukej jashtëzakonisht e ngjashme me një fotografi ikonë të Nessie-t, raporton The Mirror.
Një fotografi e një alpake në liqen u shpërnda në rrjetet sociale dhe njerëzit filluan që të bëjnë shaka në lidhje me ngjarjen, teksa një prej tyre: “Nxirrni pamjet e Nessie nga ana tjetër e liqenit”.
Tufa e djallëzuar nga Loch Ness Alpacas në Dores të Iverness, kishin dalë për ecje në Balachladaich Bed and Breakfast, e cila ndodhet afër shtratit të Loch Ness.
Një nga alpakat e “fshehta” më në fund u kap dje teksa e shijonte freskinë në liqen. /Telegrafi/