Në Kitwe të Zambisë, të pranishmit kanë ikur të tmerruar, kur e kanë parë një si siluetë me kokë, trup dhe gjymtyrë shumë të zgjatura.
Madje, ky formësim që u paraqit sipër një qendre tregtare, qëndroi ashtu për 30 minuta duke bërë që tërë hapësira të boshatisej, transmeton Telegrafi.
Nuk dihet se çfarë ishte ky fenomen, që dukej sikur kishte përbërje tjetër për dallim nga retë që e rrethonin.
Në fotografitë e postuara, shfaqet objekti bizar i gjatë afro 100 metra, që duket sikur është duke e shikuar godinën poshtë.
“Njerëzit nisen të luten, që të mos iu ndodhë diçka nga kjo hije misterioze. Për gjysmë ore, askush nuk guxonte të qëndronte aty, derisa u zhduk”, ka thënë një dëshmitar lidhur me rastin. /Telegrafi/