Site icon Telegrafi

Pamëshirshëm me bandat e drogës: Në Filipine rrugët mbushen me gjak, 3700 të vrarë (Foto)

Deri më tani numërohen të paktën 3700 të vdekur në Filipine nga përdorimi i drogës dhe lufta mes bandave.

Presidenti Rodrigo Duterte, urdhëroi trupat ushtarake të SHBA-së që të largohen nga brigjet e ishujve Filipine, duke e akuzuar si një shkaktare për gjendjen e rënduar në vend.

Përfundimi i mundshëm i aleancës vjen si reagim ndaj zemërimit ndërkombëtar të masakrës së njerëzve të varur nga droga, të cilët tashmë ndodhen në duart e vullnetarëve dhe policisë filipinase.

Sipas Al Jazeera, në tre muaj numri i të vdekurve nga droga ka shkuar në të paktën 3700 persona dhe Duterte urdhëroi shtypjen e mafies së drogës, duke nxitur edhe gjakderdhjen.

Sipas statistikave, në ditë vdesin 36 përdorues droge dhe kjo ndodhi vetëm në 100 ditët e para të Presidentit në detyrë dhe terrori mund të shihet në fotot e mëposhtme.

Duterte tha se të paktën 3.7 milionë filipinas janë bërë të varur nga metamfetamina, e njohur lokalisht si shabu. Presidenti sqaroi se ka inkurajuar qytetarët që të marrin ndihmën e policisë dhe të sulmojnë skuadrat e fshehta të vdekjes.

Gjithashtu rrugët janë mbushur me krime makabre mes trafikantëve të drogës. Në mesin e viktimave ka edhe shumë përdorues.

Rasti më i fundit ndodhi kur një vrasës me motor, qëlloi për vdekje babin dhe gjyshin në prezencën e një vajze 5 vjeçe. Viktimat ishin duke konsumuar shabu.

Exit mobile version