Pamela Anderson, seks simboli i shumë kohëve dhe ikona e bukurisë për shumë vite nuk ka qëndruar pa shprehur dhimbjen e saj për humbjen e jetës së Hugh Hefner, që themeloi Perandorinë e Playboy.
Ylli ka folur edhe për takimin e saj të fundit, kur tha se Hugh mezi ecte, kishte dhimbje dhe pothuajse nuk dëgjonte fare.
Ajo postoi një klip të shkurtër ku u shfaq me lot në sy, duke i thënë Mirupafshim Hefner dhe se ishte lënduar
aq shumë për humbjen e njeriut që e plotësonte atë shpirtërisht.
Në mesazhin e saj 50 vjeçarja, mamaja e dy fëmijëve e konsideruar si ‘Playmate’ e preferuar e Hugh, tha se mentori i saj ishte ai që i dha një dimension tjetër femrës dhe seksit.
Në stilin e një poeme, Pamela shkruan “Jam shumë e tronditur, po ti ishe i vjetër, kishe dhimbje, herën e fundit që të pashë më erdhi shumë keq. Nuk doje që të shihja ashtu, nuk dëgjoje, por u mrekullova kur më tregove një copë letër ku kishe shkruar emrin tim dhe një zemër përreth saj. Faleminderit që e bëtë botën një vend më të mirë… Mirupafshim Hef..nga Pamela jote”.
Pamela u shfaq më shumë se gjithë modelet e tjera në koverat e revistës Playboy. Në ditëlindjen e 82- të Hefner, ajo u shfaq para tij me një tortë dhe komplet lakuriq.