Telegrafi

Pamela shkaku dashurisë, braktis Amerikën për Francën

Thonë se për dashurinë, ia vlen të shkohet në fund të botës.

Kështu duket se po vepron edhe Pamela Anderson, e cila po lëviz prej SHBA-ve për në shtetin francez.

E gjithë kjo në saje të të dashurit francez, i cili luan futboll në skuadrën e famshme Marseille.

St. Tropez, Francë, 29 qershor 2017 – Pamela Anderson dhe Adil Rami në darkë romantike

Bëhet fjalë për mbrojtësin Adil Ramin, i cili është 18 vjet më i ri se aktorja hollivudiane.

Edhe pse çifti nuk e ka konfirmuar zyrtarisht lidhjen, aktorja spekulohet se është kaq e dashuruar në të dashurin e ri, sa që ka vendosur të zhvendoset në qytetin francez.

Lexo po ashtu Pamela Anderson tani e ndjek edhe në stadium të dashurin futbollist (Foto)

Pamela është parë teksa udhëton me aeroplan me të dashurin për në qytetin e Marseilles, ku luan edhe futboll, Adili.

Tani për tani, dihet gjithashtu se vetë Pamela u transferua në Francë, më saktë, ajo ka udhëtuar pa fëmijët, Dylanin dhe Brendonin, të cilët kanë zgjedhur të jetojnë në Amerikë. /Telegrafi/