Thonë se për dashurinë, ia vlen të shkohet në fund të botës.
Kështu duket se po vepron edhe Pamela Anderson, e cila po lëviz prej SHBA-ve për në shtetin francez.
E gjithë kjo në saje të të dashurit francez, i cili luan futboll në skuadrën e famshme Marseille.
Bëhet fjalë për mbrojtësin Adil Ramin, i cili është 18 vjet më i ri se aktorja hollivudiane.
Edhe pse çifti nuk e ka konfirmuar zyrtarisht lidhjen, aktorja spekulohet se është kaq e dashuruar në të dashurin e ri, sa që ka vendosur të zhvendoset në qytetin francez.
Pamela është parë teksa udhëton me aeroplan me të dashurin për në qytetin e Marseilles, ku luan edhe futboll, Adili.
Tani për tani, dihet gjithashtu se vetë Pamela u transferua në Francë, më saktë, ajo ka udhëtuar pa fëmijët, Dylanin dhe Brendonin, të cilët kanë zgjedhur të jetojnë në Amerikë. /Telegrafi/