Site icon Telegrafi

Pamela rrëfen për orgjitë që ndodhnin në rezidencën e Playboy të Hugh Hefner

(Foto: Getty Images)

Aktorja e famshme amerikane, Pamela Anderson, ka rrëfyer rreth gjërave që kanë ndodhur në rezidencën e tashmë të ndjerit Hugh Hefner. Ajo ka folur për përvojën e saj në shtëpinë e themeluesit të Playboy.

“Disa vite më parë ndodhesha në një ndejë në rezidencën e Playboy, ku ka pasur shtatë vajza lakuriqe”.

“Kur shkuan në katin e sipërm, unë i kam monitoruar nga shkallët, Hefner ishte shtrirë lakuriq në shtrat dhe aty ishin shtatë vajza tërheqëse”.

(Foto: Playboy)

“Dukje sikur të gjithë më prisnin mua të shkoj për të kryer marrëdhënie seksuale me Hugh”.

“Thash me vete, ky nuk është një film, unë duhet sa më shpejt që të jetë e mundur të largohem nga ajo shtëpi dhe kështu kam vepruar”, transmeton KP fjalët e Pamelas, e cila ka shtuar se shumë gjëra kanë ndodhur në atë shtëpi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për PAMELA ANDERSON

Sidoqoftë, aktorja thotë se asnjëherë nuk ka menduar se Hefner i ka shfrytëzuar apo poshtëruar femrat në rezidencën e tij.

(Foto: Playboy)

“Ai ka qenë vetëm një pionier në biznes. Një zotëri i vërtetë dhe ai ishte tepër simpatik”, ka deklaruar më tej 50-vjeçarja.

Kujtojmë që Anderson për herë të parë ka pozuar për Playboy në botimin e muajit tetor të vitit 1989, ndërsa në vitet pasuese e ka zbukuruar disa herë revistën e famshme për meshkuj.

(Foto: Getty Images)
Exit mobile version