Site icon Telegrafi

Pamela reagon ashpër pas arrestimit të Assange: Natyrisht, Britania e Madhe është bushtra e SHBA-së

Pamela Anderson është hidhëruar me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, Britaninë e Madhe dhe “Ekuadorin” pas arrestimit të themeluesit të Wikileaks, Julian Assange.

Ylli i “Baywatch” tha se ishte “në shok” pasi shikonte videon teksa policia britanike e zvarriste Assangen gjatë arrestimit në ambasadën ekuadoriane në Londër.

“Ai duket shumë i keq. Si mund ta bëje këtë Ekuador?”, shkroi Anderson në llogarinë personale në Twitter.

“Si e bëre këtë Britani e Madhe? Natyrisht – ju jeni bushtra të Amerikës dhe keni nevojë për një devijim nga temat idioteske të Brexit”, shkroi ajo

Dhe më pas iu drejtuar presidentit amerikan, “Ti je egoist dhe mizor. Ju e keni dërguar pas gjithë botën. Ju jeni gënjeshtarë dhe hajdutë”.

Lexo po ashtu Momenti i arrestimit të Julian Assange (Video)

Ndryshe, 51-vjeçarja e ka mbrojtur gjatë Assange dhe shpesh e ka vizituar në ambasadë – duke shkaktuar thashetheme se në lidhje romantike. /Telegrafi/

https://twitter.com/RTUKnews/status/1116276959531667457

Exit mobile version