Site icon Telegrafi

Pamela pa jelekë, viziton themeluesin e WikiLeaks dhe i dërgon ushqim vegjetarian, por atij nuk i pëlqen (Foto)

Pamela Anderson për herë të parë u takua me Julian Assange në gusht të vitit 2014 kur mori këshilla nga ai rreth fondacionit për mbrojtjen e kafshëve.

Dhe aktorja e ka bërë të qartë se sa vlerë kanë fjalët e themeluesit të WikiLeaks për të, duke e vizituar atë sërish këtë fundjavë.

Assange është duke qëndruar në Ambasadën e Ekuadorit në Londër që nga viti 2012, pasi Ekuadori i siguroi azil. Ai nuk mund të largohet nga aty pa u arrestuar për shkelje të lirimit me kusht.

Aktores iu shihnin thimthat e gjinjve nën rroba.

Ylli i dikurshëm i “Baywatch” është fotografuar të shtunën teksa shkonte në Ambasadën ekuadoriane, e veshur me një fustan, nën të cilin nuk mbante jelekë dhe i shiheshin thimthat.

Ajo ka mbajtur me vete ushqim vegjetarian, të cilin ia ka dërguar programuesit dhe gazetarit australian gjatë vizitës që i ka bërë – njofton Telegrafi.

Julian Assange po qëndron në Ambasadën e Ekuadorit në Londër që nga viti 2012.

Mirëpo, atij nuk i ka pëlqyer ushqim vegjetarian. “Më tha se e kam torturuar me ushqimin vegjetarian”, ka bërë shaka Anderson.

Assange nuk e ka pëlqyer ushqimin pa mish.

Në një bisedë për Press Association, Pamela e ka shprehur shqetësimin e saj për gjendjen shëndetësore të Assange dhe për vuajtjen që po përjeton familja e tij.

Themeluesi i WikiLeaks po qëndron qe më shumë se katër vite në Ambasadën e Ekuadorit në Londër për të shmangur ekstradimin në Suedi, ku është akuzuar për përdhunim.

Ai i ka mohuar akuzat dhe ka thënë së ka frikë se mos e ekstradojnë në SHBA ku do të ngarkohej me akuza për spiunim. /Telegrafi/

Pamela e kishte vizituar themeluesin e WikiLeaks edhe në vitin 2014.
Exit mobile version