Pamela Anderson e ka përshkruar Julian Assangen si “njeriu më i pafajshëm në botë” dhe ka thënë se ka pasur përpjekje të mëdha për t’ia shpëtuar jetën.
Aktorja dhe modelja e famshme e ka vizituar themeluesin WikiLeaks në burgun Belmarsh në Londër.
Ajo është shoqëruar nga kryeredaktorja i faqes, Kristinn Hrafnsson, ndërsa kjo thuhet të ketë qenë vizita e parë shoqërore për Assange qëkur u arrestua nga policia, pasi që Ekuadori ia revokoi azilin politik që ia kishte siguruar në ambasadën e këtij vendi në kryeqytetin britanik.
https://twitter.com/RTUKnews/status/1125726974415077377
“Ai nuk e meriton të qëndrojë në një burg të sigurisë së lartë. Ai nuk ka bërë asnjëherë një akt të dhunshëm. Është një person i pafajshëm”, ka thënë Anderson jashtë burgut në juglindje të Londrës.
Në ndërkohë janë duke vazhduar përpjekjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta ekstraduar Assangen atje. /Telegrafi/