Pamela Anderson dhe Adil Rami thuhet se janë ribashkuar, gjashtë muaj pasi i kishin dhënë fund lidhjes së tyre.
Sipas TMZ, aktorja 51-vjeçare dhe futbollisti 33-vjeçar janë sërish bashkë dhe e kanë rikthyer lidhjen e tyre qe disa javë.
Megjithatë, sipas burimeve, futbollisti i Marseille është duke e mbajtur Pamelan larg miqve dhe familjarëve të tij, pasi që çifti dëshiron të kalojë kohë vetëm.
https://twitter.com/newspigNews/status/1107554273355812864
Anderson ishte zhvendosur për të jetuar në Francë kur u lidh për herë të parë me Rami, edhe pse kishte thënë se nuk priste që romanca e tyre të zgjaste.
“Le të qëndrojmë në dashuri aq sa jemi të dashuruar… Ai është fantastik. E dua, natyrisht. Duhet të kesh guxim dhe t’i shijosh gjërat”, kishte thënë ajo në një intervistë të mëhershme për The Sun.
Në shtatorin e vitit të kaluar, Page Six ka raportuar se Pamela u nda nga futbollisti, sepse mendonte se marrëdhënia e tyre ndikonte negativisht në obligimet e Adil Rami si baba. /Telegrafi/