Telegrafi

Pamela Anderson zbulon se humbi 11 kilogramë derisa po shkruante librin “Love, Pamela”

Pamela Anderson ka deklaruar së fundmi se nuk ka bashkëpunuar me askënd e as me ndonjë autor për të shkruar librin e saj të ri, gjë që bëri të fitonte rreth 11 kilogramë.

Bomba e “Baywatch”, 55-vjeçe, shpjegoi të mërkurën në “The Howard Stern Show” se nuk ishte vetëm një “betejë masive” për t’i bërë njerëzit të besonin se ajo mund të shkruante “Love, Pamela” pa asnjë ndihmë, por procesi i të shkruarit bëri të vetën.

“Ishte çmenduri, por pata një ndikim fizik për të treguar historinë time”, tha Anderson, duke shpjeguar se ajo ra në peshë tejet shumë pasi mbaroi librin.

“Love, Pamela” – libri i Pamela Andersonit

“Ishte pothuajse sikur të isha varur pas diçkaje. Nuk e di se çfarë ishte, po mendoja se ishte një lloj mbrojtjeje”, shtoi biondja.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Pamela Anderson

Ylli i famshëm tha se pyeste veten nëse trupi i saj po ndryshonte sepse “po plakej”, apo se ka diçka që nuk shkon.

Pamela Anderson

“Isha shumë e shpërqendruar në atë kohë, pa makijazh pa asgjë, dhe mendova: E dini çfarë? Nëse më doni kështu, ose nëse më doni në gjendje të tillë, ndoshta ju pëlqej”.

Veç tjerash, një dokumentar i quajtur “Pamela& A Love Story” do të jetë i disponueshëm më 31 janar në Netflix, ku do të mësohen të gjitha për jetën dhe karrierën e yllit të “Snapdragon”. /Telegrafi/

Pamela Anderson