Site icon Telegrafi

Pamela Anderson vazhdon me braktisjen e ‘normave’ të vendosura të bukurisë – parakaloi pa makijazh në tepihun e kuq

(Foto: WireImage)

Pamela Anderson u shfaq edhe një herë në publik pa makijazh duke dëshmuar kështu se nuk është skllave e standardeve të vendosura të bukurisë.

Këtë herë, ajo mori pjesë në ndarjen e çmimeve të modës në Londër. Aktorja ka pozuar për fotografët e pranishëm me një buzëqeshje në fytyrë, ndërsa kishte zgjedhur veshje me ngjyrë të bardhë dhe flokë të lidhura.

Përveç saj, në këtë eveniment morën pjesë Anne Hathaway, Alexa Chung, Rosie Huntington-Whiteley, Charli XCX, Lisa Rinna etj.

(Foto: WireImage)

Pamela ka treguar në të kaluarën se vendosi të mos përdorte më grim pasi stilistja e saj e grimit, Alexis Vogel, ndërroi jetë nga kanceri i gjirit.

Lexo po ashtu Nuk dëshiron të përdorë botoks dhe fillerë, Pamela tregon arsyen pse hoqi dorë nga makijazhi

“Ka qenë më e mira. Dhe që atëherë e ndjeva se pa Alexis do ta kisha më mirë që të mos bëja makijazh”, ka rrëfyer Pamela.

56-vjeçarja e konsideron këtë vendim si çlirues dhe argëtues, sepse po e bën të kundërtën e asaj që bëjnë të gjithë të tjerët. Ajo u shfaq për herë të parë pa grim disa muaj më parë në Javën e Modës në Paris. /Telegrafi/

Exit mobile version