Aktorja e njohur me famë botërore, Pamela Anderson dhe kampioni i botës me Francën, Adil Rami, janë ndarë ditët e fundit, sipas burimeve të TMZ.
Thuhet se arsyeja që ka çuar çiftin deri në këtë ndarje ishte refuzimi që aktorja i ka bërë propozimit të futbollistit për martesë.
Sipas burimeve të afërta të TMZ me çiftin, menjëherë pas mbarimit të Kampionatit Botëror 2018, Rami i dhuroi të dashurës së tij një unazë ‘Cartier’.
Mendohej se kjo unazë do t’i paraprinte një propozimi për martesë që ai do t’i bënte më vonë aktores Anderson.
Mirëpo kjo e fundit, duket se nuk qenka treguar e gatshme ta pranojë një hap kaq të madh.
E kështu, sipas burimeve, kur futbollisti i ka kërkuar asaj martesë dhe Pamela ka refuzuar, ata kanë vendosur që t’i japin fund angazhimit një vjeçar në këtë lidhje. /Telegrafi/