Telegrafi

Pamela Anderson me protestë interesante: Lirojeni Julian Assange, shëndeti i është përkeqësuar

Julian Assange ka kohë që është arrestuar nga autoritetet policore të Londrës dhe pritet të ekstradohet në SHBA.

Themeluesi i Wikileaks ishte arrestuar muaj më parë pasi është i kërkuar nga Amerika shkaku që ka publikuar të dhëna sekrete, e cila ka mundur të rrezikoj sigurinë e popullit amerikan.

Me këtë nuk po pajtohet aktorja amerikane, Pamela Anderson, e cila po vazhdon të kërkojë liri për australianin.

“Julian Assange është vëllai, fëmija dhe babai i dikujt. Ai po vuan, shëndeti i tij është përkeqësuar . Ai i mungon familjes së tij. Qeveria australiane duhet të kërkojë që të lirohet – nuk ka drejtësia”.

“Kjo ka të bëjë me politikanët që luajnë me jetën e popujve, sepse ai i turpëroi ata. Ai ka ekspozuar krime lufte, askush nuk është mbajtur përgjegjës për këto krime”, ka shkruar ndër të tjerash biondina.

Ndryshe, Anderson dhe Assange ishte raportuar se ishin në lidhje dhe disa herë janë takuar në ambasadën ekuadoriane në Londër, ku Julian kishte kaluar disa vite. /Telegrafi/