Pamela Anderson ende vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Ajo edhe njëherë është paraqitur në kopertinën e revistës Vogue.
Aktores së famshme i është dashur të presë gjatë që të dalë në ballinën e Vogue, ku do të jetë në numrin e ri të edicionit “Vogue Czechoslovakia”, në një stil të viteve të gjashtëdhjeta.
Edhe pse 51-vjeçare, aktorja ka një trup për t’u pasur zili nga çdo vajzë e re.
Biondina është shfaqur atraktive për kopertinën e revistës prestigjioze, imazhe këto të realizuara në Cassis në Francë.
Aktoren do ta shohim edhe në disa projekte filmike që do të shfaqen gjatë vitit të ardhshëm në ekranet e mëdha të kinemave botërore. /Telegrafi/