Site icon Telegrafi

Pamela Anderson përflitet për një lidhje me rojën e sigurisë, Dan Hayhurst pak muaj pas ndarjes nga Jon Peters

Pamela Anderson thuhet se ka bërë një lëvizje nga martesa e saj 12 ditorëshe me Jon Peters dhe duket se ka filluar një lidhje të re me një roje sigurie.

Ish-ylli 53-vjeçar i “Baywatch” dhe Dan Hayhurst thuhet se po shijojnë prej muajsh një lidhje dashurie, sipas disa raportimeve.

Një burim i afërt me çiftin ka thënë për People se ata kanë qenë duke dalë gjatë pandemisë së bashku dhe filluan të takohen menjëherë pasi ajo u nda nga Peters në shkurt kur filloi COVID-19 në Amerikën e Veriut.

Pamela Anderson (Foto: Getty Images/Guliver)

“Ajo është shumë e lumtur”, ka thënë një burim për revistën. “Dhe ata kanë qenë së bashku në gjithë pandeminë. Ajo është jashtëzakonisht e lumtur dhe ai e ka ndihmuar atë të rregullojë shtëpinë e saj në ishullin Vancouver”.

Ndërkohë, në shkurt Anderson njoftoi pas dy javësh se ajo u nda nga Peters pas 12 ditësh së bashku.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Pamela Anderson

Një burim i afërt me çiftin e divorcuar i tha Fox News në atë kohë: “Ajo e ka njohur Jon, por kurrë nuk jetoi me të”.

Pamela Anderson dhe Jon Peters (Foto: Getty Images/Guliver)

Pamela ishte gjithashtu e martuar më parë me Tommy Lee, Kid Rock dhe dy herë me Rick Salomon. /Telegrafi/

Exit mobile version