Telegrafi

Pamela Anderson në krah të Julian Assange

Pamela Anderson ka qenë kohët e fundit në qendër të vëmendjes së mediave botërore.

Aktorja hollivudiane i ka dhënë fund lidhjes me futbollistin, Adil Rami, të cilin e ka akuzuar për tradhti bashkëshortore.

Megjithatë duket se edhe ylli amerikan nuk ka qëndruar duarkryq pasi që ka flirtuar me meshkuj të tjerë.

Lexo po ashtu Adil Rami: Dashuria ime ishte e sinqertë, për asnjë çast nuk e kam tradhtuar Pamelën

Një prej tyre është edhe Julian Assange, themeluesi i Wikileaks, me të cilin ka pasur takime romantike gjatë qëndrimit në ambasadën e Ekuadorit.

Së fundi, artistja ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet në krah të tij, por duke mos dhënë shumë detaje se kur është bërë ky imazh.

Lexo po ashtu Pamela Anderson vazhdon me akuza: Adil Rami më ka rrahur verën e kaluar

Ndryshe, furbollisti ka mohuar se ka bërë jetë të dyfishtë dhe se e ka tradhtuar 52-vjeçaren. /Telegrafi/