Pamela Anderson ditë më parë i ka dhënë fund martesës 12 ditëshe me producentin e njohur Jon Peters.
Ylli i “Baywatch” së fundmi ndau në InstaStory një mesazh inkurajimi pas ndarjes nga bashkëshorti i saj.
“Ne të gjithë po marrim pjesën tonë në këtë botë të çmendur”, shkroi ajo. “Për sa kohë që po mundohemi jemi të gjallë. Për sa kohë që njohim marrëzinë jemi të shëndoshë”.
Ajo vazhdoi: “Është më mirë të tradhtosh sesa të mos kesh besim, më mirë të zhgënjehesh sesa të mos e duash. Mos u drejto kurrë nga dhimbja, vetëm përballesh me atë dhe ajo do të kalojë”.
Mesazhi është ndarë me një fotografi bardh e zi të aktores 52-vjeçare.
Të hënën, Peter, 74, pretendoi për Page Six se ai pagoi “gati 200,000 dollarë në fatura të Anderson”.
Anderson u martua me Peter, producentin e filmave, në një ceremoni private në fund të janarit. Ndarja e tyre u njoftua në fillim të këtij muaji.
“Ne do të ishim shumë mirënjohës për mbështetjen tuaj, pasi po marrim pak kohë për të rivlerësuar atë që duam nga jeta dhe nga njëri-tjetri”, tha Anderson në një deklaratë të dhënë për Fox News. /Telegrafi/