Telegrafi

Pamela Anderson ndahet nga Adil Rami: Dy vjet tradhti, dy vjet gënjeshtra, ti je sociopat

Në dy vitet e fundit ka qenë në lidhje me futbollistin Adil Rami, por papritmas ndryshoi gjithçka gjatë mbrëmjes së kaluar.

Bëhet fjalë për aktoren hollivudiane, Pamela Anderson, e cila ka pohuar se ishte mashtruar gjatë gjithë romancës me francezin.

Ylli 51-vjeçar ka ndarë një imazh në llogarinë personale në Instagram teksa shihet në krah të 33-vjeçarit dhe e akuzon për gënjeshtrat që i kishte thënë gjatë viteve të kaluara së bashku.

Duke postuar një emoji me zemër të thyer, ajo shkroi, se ‘Është e vështirë të pranosh. Dy vitet e fundit të jetës sime kanë qenë një gënjeshtër e madhe. Unë kam besuar se ishim në dashuri të madhe? Ai është sociopat”.

“Ai na gënjeu të gjithëve. Si është e mundur të kontrolloj dy zemra dhe mendje të femrave. Unë kam luftuar gjithmonë për të vërtetën dhe drejtësinë. Ky është makthi im më i keq. S’jam e lumtur, por e di të vërtetën”, ka shkruar ndër të tjerash biondina.

Ai më tutje tregon se ishte kërcënuar pasi që askush nuk do t’ia botonte reagimin dhe për këtë ka zgjedhur rrjetet sociale.

Ndryshe, Anderson më parë ishte raportuar se ishte në lidhje me themeluesin e ueb-faqes, Wikileaks, Julian Assange. /Telegrafi/