Telegrafi

Pamela Anderson martohet me truprojën e saj, Dan Hayhurst

Pamela Anderson është martuar me truprojën e saj pasi u përfol për një romancë dashurie gjatë karantinës, sipas DailyMail.

Ish-bukuroshja e ‘Baywatch’ është martuar për të katërtën herë me Dan Hayhurst, në një ceremoni private në ishullin ‘Vancouver’, Kanada, në natën e Krishtlindjes.

Dhe në një intervistë ekskluzive Anderson deklaroi për DailyMail: “Unë jam pikërisht aty ku duhet të jem – në krahët e një njeriu që më do vërtet”.

Foto: Heather Ross

Ylli ka shpërndarë gjithashtu fotot dhe videon mahnitëse të dasmës, duke publikuar pamjet e veçanta në ditën e saj.

Dasma tradicionale u mbajt në oborrin e shtëpisë së pronës së gjerë të fshatit, që Pamela e ka blerë nga gjyshërit e saj në Ladysmith, në anën lindore të ishullit ‘Vancouver’.

Foto: Heather Ross

Pamela ka lindur në vitin 1967 në një provincë të Kanadasë, gjersa më vonë u zhvendos në Los Angeles.

Biondja u takua me Hayhurst, i cili jetonte në ishullin ‘Vancouver’, në fillim të izolimit gjatë vitit të kaluar.

Që atëherë, dyshja kanë qenë së bashku pothuajse tërë kohën.

Foto: Heather Ross

Për ditën speciale, aktorja dhe modelja theksoi: “Jam e dashuruar. Jemi martuar në natën e Krishtlindjeve së bashku me familjen tonë, çdokush që na njeh është i/e lumtur për ne”.

Ajo dukej e mrekullueshme në fustanin unik që zgjodhi, gjersa bashkëshorti i saj zgjodhi një këmishë dhe pantallona të zeza. /Telegrafi/

Foto: Heather Ross
Foto: Heather Ross

 

Foto: Heather Ross