Pamela Anderson javët e fundit është rikujtuar atë që ka përjetuar në vitet 1990.
Në një intervistë të re me CBS Sunday Morning – e cila transmetohet këtë të dielë – ylli 55-vjeçar tha se kaseta seksuale që ajo bëri me bashkëshortin Tommy Lee në 1995 ishte thjesht argëtim i pafajshëm mes dy njerëzve të lumtur.
“Ne ishim dy njerëz të çmendur të zhveshur të dashuruar”, i tha ajo prezantuesit Jim Axelrod në një pamje të veçantë të shpërndarë këtë javë.
“Dua të them, ne ishim lakuriq gjatë gjithë kohës dhe po filmonim njëri-tjetrin dhe ishim budallenj”, shtoi ajo.
Por bërja publike e asaj kasete ishte problemi i vërtetë, shkruan DailyMail.
“Ato kaseta nuk ishin të destinuara për t’i parë askush tjetër”, shtoi aktorja e “Barb Wire”.
Ajo e bëri kasetën me bateristin Lee, i cili tani është 60 vjeç, gjatë një pushimi në vitin 1995 në Liqenin Mead, SHBA.
Ylli ishte aq e lënduar nga publikimi i kasetës, sa la të kuptohej se do t’i kishte marrë jetën vetes nëse nuk do të ishte bërë nënë.
“Unë isha nënë. Kjo më shpëtoi”, tha Anderson. Dy fëmijët e saj janë djemtë Brandon, tani 26 vjeç dhe Dylan, tani 25 vjeç.
“E dini, nëse nuk do të isha nënë, nuk mendoj se do të kisha mbijetuar”, shtoi ajo.
Dhe Anderson tha se ishte aq ‘dhimbshme’ që dikush do të merrte kasetën e tyre private, sa që ajo kurrë nuk pati guximin ta shikonte.
“Dhe nuk e kam parë deri më sot. Ishte shumë e dhimbshme”, tha ajo.
Modelja e Playboy po promovon librin e saj të ardhshëm të kujtimeve “Love, Pamela” dhe një dokumentar të ri të Netflix “Pamela”, një histori dashurie.
Këto ditë ajo është e lumtur që jeton në ishullin Vancouver në British Columbia, Kanada.
“Ndjehem sikur jam larguar nga këtu, kam bërë diçka të çmendur dhe jam kthyer në një pjesë”, tha Anderson në intervistën për CBS.
“Siç thashë, nuk e di se çfarë jam në gjendje të bëj. Ende nuk e di, por mendoj se ky ishte fillimi… e gjithë pjesa tjetër, është pas meje. Ndihem sikur jam në një vend vërtet të mirë”, tha tutje ajo.
Pamela, një histori dashurie do të shfaqet premierë më 31 janar në Netflix.
Anderson tha më herët se ajo e bëri dokumentarin e saj Netflix në mënyrë që të merrte “kontrollin e narrativës për herë të parë”.
Aktorja po u jep fansave një pamje intime brenda botës së saj në Pamela, një histori dashurie.
Në vitin 2022, Lily James luajti Pamelën në serialin biografik “Pam & Tommy”.
Aktorja 33-vjeçare më pas pranoi se mezi po priste të shikonte dokumentarin e Pamelës në Netflix.
Bukuroshja brune pësoi një transformim dramatik për të luajtur Pamelën në serial. /Telegrafi/