Telegrafi

Pamela Anderson e zhveshur thotë se askush nuk është i ndershëm

Pamela Anderson (Photo by fotopress/Getty Images)

Edhe pse 51-vjeç, aktorja ka një trup për tu pasur zili nga çdo vajzë e re. Pamela Anderson ende vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Bukuroshja ka treguar me kohë që nuk heziton të sjell edhe imazhe mjaft provokuese në rrjetet sociale.

Biondina ka sjell një fotografi teksa shihet pa të brendshme si dhe një bluzë transparente teksa i shfaq gjoksin.

Ajo me këtë formë iu drejtua gënjeshtarëve dhe njerëzve të pandershëm, ku nënvizoi se natyra njerëzore është e tillë dhe se të gjithë duhet të mendojnë më shumë për vetveten.

“Besoni në gënjeshtra për të mësuar më në fund të besoni tek vetja… është vërtetë shumë e rëndësishme kjo? Asnjë nuk është i ndershëm 100%, mbi të gjitha ata që akuzojnë të tjerët që nuk janë të besueshëm”, shkroi fillimisht aktorja.

Lexo po ashtu Pamela Anderson u drejtohet femrave rreth ngacmimeve seksuale: Pse po shkoni në hotel me persona të huaj?

“Natyra njerëzore është e tillë. Është normale të jesh i hapur, të jetosh, të mos kesh frikë. Lëri të gënjejnë, është vetëm një vend, i trishtuar gjithsesi, ndër të tjera-mendoni shumë për veten tuaj. Preferoj të besoj tek çdo gjë dhe tek të gjithë”, shkroi më tutje e dashura e futbollistit, Adil Rami.

“Përse Jo? Sepse e di të vërtetën dhe të tjerat janë vetëm zbavitje”, ka shkruar ajo në postimin në Instagram.

Ndryshe, aktoren do ta shohim edhe në disa projekte filmike që do të shfaqen gjatë vitit të ardhshëm në ekranet e mëdha të kinemave botërore. /Telegrafi/