Site icon Telegrafi

Pamela Anderson dhe pikëpamjet e saj mbi pornografinë (Foto, +16)

Ylli i famshëm i “Baywatch” dhe lepurushja më e popullarizuar e Playboy, Pamela Anderson, u ka bërë apel meshkujve që të mos shikojnë materiale pornografike duke i paralajmëruar për dëmin që shkaktojnë ato.

Aktorja i ka bashkuar forcat me autorin dhe prezantuesin televiziv, Rabbi Shmuley Boteach, duke bërë një shkrim në Wall Street Journal rreth efekteve negative që shkakton pornografia.

Jo rrallëherë vet ajo është paraqitur nudo në ekran dhe në revista.

Sipas tyre, pornografia ka efekt negativ në shpirtin njerëzor dhe në aftësinë për të qenë burrë dhe baba i mirë, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Bukuroshet që i lanë pak vend imagjinatës në MTV VMA (Foto, +16)

“Ky është një rrezik publik me përmasa serioze, pa precedent, është i disponueshëm për të gjithë dhe të gjithëve u mundësohet qasja”, kanë shkruar ata.

Në artikullin me titull “Premtoni: Nuk ka më dhënie pas pornografisë”, ata kanë apeluar te lexuesit që të kuptojnë se pornografia është për humbësit, është e mërzitshme dhe mënyrë e pashpresë e relaksit dhe arritjes së kënaqësisë.

Gjithë karriera e saj ka qenë e bazuar në zhveshje dhe provokime.

Aty janë dhënë edhe statistikat e shfrytëzimit të materialeve pornografike në SHBA që janë shqetësuese: ndërmjet 50 dhe 99 për qind e meshkujve dhe ndërmjet 30 dhe 86 për qind e femrave shikojnë materiale pornografike. /Telegrafi/

Exit mobile version