Telegrafi

Pambukun që i mbeti në vesh, nga frika nuk e hoqi për dhjetë vjet (Video)

Pacientit të paemëruar që ka shkuar në një klinikë në Leicestershire të Anglisë, ia kanë larguar një copë pambuku që i kishte mbetur në vesh para dhjetë viteve.

Megjithëse kishte vështirësi në dëgjim dhe nganjëherë dhimbje të lehta, kishte frikë të shkonte që të kontrollohej, transmeton Telegrafi.

“E kishte ditur se i ka ngecur në vesh, por besonte se i ka rënë pas një kohe, vetëm që të mos vizitonte mjekun”, ka thënë mjeku që e kreu intervenimin.

Madje, ai e postoi procedurën në internet, për të treguar sa e lehtë dhe pa dhimbje përfundon gjithçka. /Telegrafi/