Site icon Telegrafi

Paltrow merr pushim nga aktrimi

Aktorja hollivudiane, Gwyneth Paltrow, ka vendosur që ta lë paksa anash karrierën e saj, në mënyrë që t’i përkushtohet biznesit privat.

Në vitet e fundit, 43-vjeçarja ka krijuar një linjë kozmetike me orgjinë organike të quajtur “Goop”.

Sipas fjalëve të fitueses së Oscarit, arsyeja e pauzës nga filmi është pikërisht për të punuar më shumë në kozmetikë.

Ajo nuk ka saktësuar se kur do t’i kthehet ekranit të madh, por ka konfirmuar se nuk do të pensionohet nga filmat.

Ndryshe, Paltrow është njëra prej aktoreve më të paguara hollivudiane, e cila që në moshën 26-vjeçare e ka fituar çmimin Oscar për Aktoren më të mirë me filmin e vitit 1998, “Shakespeare in Love”. /Telegrafi/

Exit mobile version