Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”
Përbërësit për 4 palpetë:
* 3 dcl ujë
* 1 vezë
* 3 lugë vaj
* afro 7 lugë miell
* 1 lugëz çaji sheqer vanilje
Tunden përbërësit dhe në fëltere tefloni piqen palpetët.
Mbushja:
* 150-200 gr dredhëza
* lëng reçeli-dredhëzash
* 1 qeskë ajkë pluhur (shllag)
* akullore
* 1 bri çokollatë
* 1 lugë vaj
Me kaush kuzhine, në formë shiriti, 1/4 e palpates kufizohet me ajkë të tundur sipas udhëzimit në qeskë. Brendia e kufizuar mbushet me dredhëza të prera në 4 pjesë. Mbi dredhëza hidhet pak lëng reçeli dhe një topth akullore. Palpeta paloset. Mbi vendoset edhe një topth akullore dhe e tëra zbukurohet me çokollatë të përzier me vaj dhe të shkrirë mbi avull./Telegrafi/