Telegrafi

Palmer: Uashingtoni pret që Bashkimi Evropian të hapë bisedimet për anëtarësimin me Shkupin dhe Tiranën

Përfaqësuesi i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Mattew Palmeru shpreh se “SHBA-të presin nga Bashkimi Evropian që muajin e ardhshëm t’i hapë bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe se rruga evropiane të të dyja vendeve është i domosdoshëm”.

“Konsiderojmë se dy vendet sipas arritjeve dhe meritave janë të kualifikuara t’i nisin bisedimet. Ky do të ishte sinjal i rëndësishëm që duhet të dërgohet në rajon. Është e domosdoshme që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të kenë rrugë të qartë evropiane dhe perspektivë evropiane”, tha Palmer për ‘Radio Evropa e Lira në gjuhën bullgare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shprehu shqetësimet për përfshirjen e Rusisë në hapësirat e Ballkanit Perëndimor.

Sipas Palmer, qëllimi i Rusisë është që ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor përmes konflikteve dhe vendosjes së elementeve të kaosit por edhe krijim të mbikëqyrjes së shteteve në rajon dhe bashkësisë ndërkombëtare./Telegrafi/